Ky është bashkatdhetari që e ndihmoi fshatin e tij më 2 mijë franga

Besnik Benz, biznesmeni i njohur gjilanas i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka mbështetur fshatin e tij, Lladovën, me 2 mijë franga zvicerane.

Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

“Nesër do t’i dërgoj 2000 franga në fshatin tim Lladovë, për familjet me nevoja elementare. Këtë gjest po e bëj shkaku i Covid-19”, ka shkruar ai, transmeton Mediafokus.info.

Për këtë gjest, ka shprehur falënderim kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, duke kërkuar edhe nga të tjerët që ta ndihmojnë vendin e tyre me të gjitha mundësitë./Mediafokus.info/