Ky është gjyqtari që dha urdhër para 1 viti për hetimin e ‘Las Vegasit” të Kosovës

Hetimet për rastin e njohur si ‘Las Vegasi’ i Kosovës, kishin nisur para një viti me urdhër të gjykatësit, Ramiz Azizi.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë, për 30 të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të madh në Karaçevë, raporton Mediafokus.info.

Hetimet për rastin e njohur si ‘Las Vegasi’ i Kosovës, kishin nisur para një viti me urdhër të gjykatësit, Ramiz Azizi.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Ramiz Azizi, që është edhe kryetar i Gjykatës Themelore, njihet si njëri nga gjykatësit me integritet të lartë njerëzor e profesional.

Ndërkohë, prokurore e rastit është Rozelida Manastiri.

Aksioni i 18 shtatorit, është njëri nga aksionet më të mëdha të pasluftës për goditjen e krimit, në këtë rast të kazinove ilegale.

Në aksion morën pjesë më shumë se 200 policë, të cilët arrestuan 35 persona, në mesin e tyre 12 kolegë, zyrtarë policorë./Mediafokus.info/