Ky është infektologu që kërkoi para 1 muaji të bëhen testet serologjike

Ministria e Shëndetësisë më në fund e ka lejuar kryerjen e testeve serologjike në laboratorë privatë, transmeton Mediafokus.info.

Por, është dikush që para afro një muaji e ka kërkuar një gjë të tillë.

Në një deklaratë për Mediafokus.info më 20 qershor, infektologu i njohur kosovar dr. Izet Sadiku, pati thënë është nevojë urgjente të fillohet me testet serologjike.

“Kërkoj rritjen e numrit të testimeve me qëllim të krijimit të një strategjie për përballjen me Covid-19, sikurse edhe fillimin me testet serologjike, për t’u vërtetuar se sa është krijuar imunitet dhe sa njerëz e kanë kaluar sëmundjen”, pati thënë Sadiku për Mediafokus.info, i cili është asistent i lëndës së Infektivës në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është në Kosovë brenda katër muajve është 4.931, nga 28.216 persona sa janë testuar deri tani, derisa 105 persona kanë ndërruar jetë./Mediafokus.info/