Ky është kryetari më i varfër i një Komune, ka veç 13 euro në bankë

Kryetari më i varfër i një komune sa i përket parave të gatshme në bankë, del të jetë i pari i Kamenicës. Me vetëm 13.49 euro, Qendron Kastrati rezulton të jetë mjaft i varfër.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka publikuar pasuritë e personave zyrtarë në vend, ku është edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në bazë të deklarimit të tij, Kastrati ka vetëm një veturë në pronësi, me vlerë 11.300 euro, të blerë me kredi në vitin 2018

Sipas këtij formulari, Kastrati ka në institucione financiare vetëm 13.49 euro para të gatshme (22.35 euro më pak se vitin e kaluar).

Kastrati ka deklaruar një kredi në vlerë prej 15.276 euro.

Sa i përket të hyrave vjetore, Kastrati ka deklaruar se si kryetar i Komunës, paga e tij vjetore është 13.944 euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar shtëpi, truall dhe lokale, të gjitha në pronësi të prindit.