Ky është Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19

Është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, që është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ligji thuhet se ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Me anë të këtij ligji përcaktohen përgjegjësitë dhe rolet e institucioneve shtetërore, institucioneve shëndetësore publike, private dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19.

Ky ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Ligji i plotë:

LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19