Ky është zyrtari i lartë i kompanisë së njohur kosovare që vdiq nga COVID-19

Adnan Gashi, 60-vjeçar, sot në mëngjes humbi betejën me COVID-19. I ndjeri ishte zyrtar i lartë në kompaninë e njohur kosovare, “Birra Peja”.

Gashi ishte infektuar nga COVID-19 ditë më parë dhe po trajtohej intensivisht në Klinikën Infektive në QKUK, përcjellë Klan Kosova.

Për vdekjen e Gashit bëri të ditur edhe vajza e tij, përmes një njoftimi mortor.

”Sot na u shua drita e syve, një yll u rrëzua nga qielli. Shpejtë ike 😔! Shpresuam shumë që përsëri do na e kthesh lumturinë, shpresuam që do të vazhdojmë harmoninë tonë. Ishim, jemi dhe do t ‘krenohemi gjithmonë për fjalët dhe veprat e tua, babi! Vështirë të shkruaj për ty, shkove por nuk u ktheve më”, përfundon njoftimin Orinda Gashi.

Më 11 gusht, betejën me COVID-19 e humbi edhe drejtori i ”Birra Peja”, Ernest Jusufi.