Ky ishte deputeti më aktiv nga rajoni i Gjilanit në mandatin e dytë, por nuk u rizgjodhë më

Epitetin e deputetit më aktiv në Parlamentin e Kosovës, nga rajoni i Gjilanit, në mandatin e dytë e ka mbajtur Nazim Jashari (Ora).

Këtë përfundim e kishte nxjerrë Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pasi ka përcjellë në vazhdimësi aktivitetin e ligjvënësve të Kosovës.

Në fletënotim ka pasqyruar angazhimin dhe punën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në aspektin e pjesëmarrjes së tyre në diskutime gjatë seancave plenare, ngritjes së çështjeve me interes të përgjithshëm për qytetarë, propozimet rreth pikave të rendit të ditës, pyetjeve paralamnetare, mbikëqyrjes së ekzekutvit nëpërmjet interpalencës si dhe amandamentimit të legjislacionit.

Rajoni i Gjilanit përfaqësohej në Kuvend me nëntë deputetë nga katër subjekte politike, shkruan mediafokus.info

Ndër ta, më aktivi ka qenë deputeti Nazim Jashari (Ora), i cili edhe në nivel të përgjithshëm të deputetëve vlerësohej ndër më të angazhuarit, përderisa deputetja e Listës Serbe për Kosovë, Vesna Jovanoviq, po ashtu nga Gjilani, të gjitha përqindjet e notimit i kishte zero.

Në të vërtetë, deputetët serbë po e bojkotonin asokohe Kuvendin e Kosovës, në mandatin e dytë.

Përndryshe, rajoni i Gjilanit përfaqësohej me pesë deputetë të LDK-së – Nexhat Rexha, Sadudin Berisha, Gjylshen Berisha, Ramadan Musliu dhe Fatmir Rexhepi si dhe dy të PDK-së – Xhevat Bislimi dhe Drita Statovci.

Sipas vlerësimit të KDI-së, nga radhët e LDK-së, më aktivi ka qenë Nexhat Rexha, përderisa nga PDK-ja  Xhevat Bislimi.

Deputeti më aktiv nuk ka arritur të rizgjidhet më, ndërsa as subjekti ORA i Veton Surroit, nuk ekzikston më. /mediafokus.info