Komandanti shqiptar është nisur ta ‘pushtojë’ majën Ararat

Një grup i kosovarëve, ku bënë pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, është duke u ngjitur në malin Ararat (Turqi), që ka një lartësi mbi 5 mijë metra, shkruan mediafokus.info

Ekspedita përbëhet prej 4 personash dhe mes tyre është edhe Tahir Ibrahimi, i cili e ka shpërndarë një foto nga ndalesa në lartësinë 4.200 metra, për të cilin është hera e dytë që e ngjet këtë mal.

Ky i fundit, vitin e kaluar, me një grup tjetër, ka ngjitur edhe majën Kilimanxharo./mediafokus.info/