Ky zyrtar gjen një shumë të të hollave në një përrua

Zyrtari komunal i Gjilanit, Qahil Halili, ka gjetur një shumë të të hollave në një përrua, shkruan Mediafokus.info.

Halili e ka bërë këtë publike në profilin e tij në Facebook, teksa kërkon që atij që i kanë humbur, t’i lajmërohet në numrin e telefonit, duke e deklaruar shumën e saktë.

“Në Rrugën e Prronit, kah Llashtica, i kam gjetë disa të holla. Personi që e di shumën, e deklaron shumën e saktë të të hollave, le të lajmërohet në 044 710 300”, ka njoftuar ai.

Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar komunal i Gjilanit deklaron gjetjen e të hollave.

Një gjë të tillë e bëri edhe ekspedituesi Hamdi Maliqi, dy vite më parë, ndërkohë që të nesërmen iu dorëzuan qytetarit që e deklaroi shumën e saktë të të hollave./Mediafokus.info/