La Liga mbronë Barcelonën në rastin e Messit

Liga elitare e futbollit spanjoll, La Liga, përmes një komunikate, ia ka mbajtur anën gjigantit Barcelona në rastin e Lionel Messit.

Sipas tyre, Messi mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola prej 700 milionë eurosh.

“Në lidhje me situatën e kontratës së Lionel Messit dhe Barcelonës, La Liga e sheh të udhës të sqarojë se: Kontrata është në fuqi dhe e ka një klauzolë largimi, e aplikueshme në rast se Lionel Andres Messi vendos të largohet para kohe me vendim të njëanshëm. La Liga nuk do të japë leje për çregjistrimin e lojtarit nga federata, nëse shuma e cekur në kontratë nuk paguhet”, thuhet në reagimin e La Ligës./Mediafokus.info/