Labinot Tahiri dhe bashkëshortja e tij shpërthejnë në lot teksa ndihmuan një vajzë për shërim

Këngëtari dhe humanisti, Labinot Tahiri, ka publikuar disa fotografi prekëse, teksa bashkëshortja e tij shpërthen ne lot, pasi përmes fondacionit të tij, po i mundësohet shërimi në Turqi një vajze të re, shkruan Mediafokus.info.

Me iniciativën e tij, ajo tashmë ka arritur në një spital të shtetit turk, ku edhe do t’i nënshtrohet kimioterapisë.

Ky është postimi prekës i Labinot Tahirit:

Sot, Ishte një moment gëzimi, por, edhe mêrzie , ku një vajzes së re me keta bystekë,  do ti bijnë flokët nga kimioterapia që do i bëjë gjatë diteve me radhë për shêrimin e saj!

Në keto momente , kishte lot gëzimi edhe lotë shqetsimi nga ana jonë, për arsye se derisa e kemi sjellur patêm mund  jo të lehtë, por, kur ke miqë si : Ademin, Lulin, Kadir, Nurtenen, pa dyshim se çdo gjë shkoi  mirë.

Kishim knaqesi ku bëm shetitje këto ditë në Turqi, por mendjen do ta kemi te Arlinda deri në shërimin final.

Zoti ju bekoftë dhe shêrim sa ma të shpejtë.

Labi🤝