Lajm aspak i mirë nga Spitali i Vushtrrisë

Në Spitalin e Vushtrrisë, “Sheikh Zayed”  po trajtohen 44 pacientë. Prej tyre, 37 janë të konfirmuar si pozitivë me koronavirus, e shtatë janë në pritje të rezultateve apo testimit.

Nga këta pacientë, gjashtë janë në gjendje të rëndë, dy të intubuar e katër me maska CPAP.

Me oksigjenoterapi janë 28 pacientë.

Nga stafi i spitalit janë të infektuar tetë infermierë dhe një i personelit jo-shëndetësor.

Përditësimi i të dhënave;Përditësimi i të dhënave për COVID – 19, nga Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri Data:…

Posted by Spitali "Sheikh Zayed" Vushtrri on Monday, August 17, 2020