Lajm i madh, familja Abazi së shpejti do të bëhet me shtëpi të re

Familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin që e goditi Shqipërinë, së shpejti do të bëhet me shtëpi të re.

Lajmin e ka bërë të ditur hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi, pas vizitës për ngushëllime në këtë familje.

Po ashtu, Naçi që e menaxhon një organizatë bamirëse, ka njoftuar për një shumë pensioni që do të jepet për gjashtë jetimët në vlerë prej njëmijë euro.

“Në familjen Abazi në Gjilan, ku vdiqën nga tërmeti dy vëllezërit që ndodheshin në Durrës, qofshin të Xhenetit, shumë shpejt fillon shtëpia e re për t’u ndërtuar dhe një pension 1000 euro per 6 jetimët. Amin”, ka shkruar Naçi para pak çastesh.

Vëllezërit Isa e Shemsedin Abazi janë dy nga 51 viktimat e konfirmuara nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi Shqipërinë, të martën.