Lajm i madh për Gjilanin, skuadra rezulton negative në test

Sport Club Gjilani njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negative në test për COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku klubit i jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Tre Penne.

Kujtojmë se takimi mes Tre Pennes dhe Gjilanit zhvillohet sonte (e premte), në mbrëmje, me fillim në ora 20:00, në stadiumin ” Stadio Olimpico di Serevalle”, në San Marino./Mediafokus.info/