Lajm i mirë, ja sa është mbushur penda e Përlepnicës

Qytetarët e Gjilanit, përpos emergjencave kundër coronavirusit, tash e një vit janë përballur me situatën emergjente të mungesës së ujit të pijshëm.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka dhënë një lajm shpresëdhënës për qytetarët, pasi niveli i ujit nga 7.30 ka arritur n 20 metra thellësi, shkruan Mediafokus.info.

“Niveli aktual i liqenit është rritur në mbi 20 metra. Niveli i përgjithshëm i këtij liqeni është 30.3 metra, nga niveli aktual mbi 20 metra. Duke shpresuar për reshje të vazhdueshme përgjatë kësaj sezone, po besojmë dhe shpresojmë, që ky nivel të rritet deri në arritjen e nivelit të dëshiruar”, thotë Ismajli.

Ai ka porositur qytetarët që uji i pijshëm të përdoret vetëm për nevoja të domosdoshme dhe jo më për ujitje të kopshteve, rrugëve, trotuareve dhe nga autolarjet./Mediafokus.info/