Lajm i mirë nga Spitali i Gjilanit: Mbrëmë e fituan betejën me COVID-19 të gjithë pacientët

Pas disa ditësh të rënda, shkaku i virusit korona, sot vjen një lajm shumë i mirë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, ku gjatë 24 orëshit të fundit, betejën me Covid-19 e fituan të gjithë pacientët e konfirmuar pozitiv, si dhe ata që janë në pritje të testit.

“Ky 24 orësh po përmbyllet me fitoren e betejave të të gjithë të konfirmuarve dhe të dyshuarve me Covid 19”, ka thënë për mediafokus.info drejtori klinik, Ukshin Ismajli.

Në Gjilan, deri tani kanë rezultuar pozitivë 576 persona, janë shëruar 372, raste aktive janë 183, të hospitalizuar 41, ndërsa të vdekur 21 pacientë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka apeluar te qytetarët që t`i respektojnë masat kundër pandemisë.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, ka thënë Haziri. /mediafokus.info