Lajm i mirë për prindërit, në këtë komunë nesër rihapen çerdhet publike

Një lajm i mirë vjen për prindërit. Në komunën e Gjilanit, prej nesër do të rihapen çerdhet publike, shkruan Mediafokus.info.

“Nga neser, çerdhet publike të Gjilanit mirëpresin fëmijët. Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 28.07.2020 pika 17,  si dhe pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19 nga nesër me datë; 01.09.2020, çerdhet publike të Gjilanit të gatshme të pranojnë fëmijët”, njofton Gagica, transmeton Mediafokus.info.

“Ndërsa fëmijë e moshës 5-6 vjeç të cilët edukimin parafillore e vijojnë në klasat parafillore, në kuadër të shkollave fillore – fillojnë vitin shkollor me datë 14.09.2020 sipas njoftimit të MASH-it. DKA- kërkon mirëkuptimin e prindërve për respektimin e të gjitha masave të ndërmarra nga autoritetet kompetente dhe zbatimin e “Protokollit për masat lehtësuese për fillimin e punës në Institucionet Parashkollore në Kosovë”. Na priftë e mbara!”, ka shtuar ai./Mediafokus.info/