LAJMI I FUNDIT: 80 vjeçari nga Prishtina bëhet viktima e radhës e Coronavirusit

Një 80-vjeçar në Kosovë bëhet viktima e radhës e Coronavirusit, ka bërë të ditur Klinika Infektive, raporton Mediafokus.info.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Sipas njoftimit të kësaj Klinike, i njëjti vuante edhe nga sëmundje tjera.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kosovë ka shkuar në 35./Mediafokus.info/