Lajmi i fundit: EULEX-i arreston Hysni Gucatin

Njësia policore e EULEX-it, e cila po kryen bastisje në hapësirat e OVL të UÇK-së, ka arrestuar kreun e kësaj organizate, Hysni Gucati.

Njoftimin e ka dhënë nënkryetari i Veteranëve, Nasim Haradinaj.

Sipas tij, Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, por ai ende gjendet në zyrat e Veteranëve.

Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX’it në OVL të UÇK-se, prej nga janë parë duke u marrë edhe disa pako me materiale.

Ndërkohë, avokati i OVL-UÇK’së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar arrestimin e Hysni Gucati.

“Tani u arrestu nga policia e EULEX-it kryetari i OVL të UÇK,  zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi.