LAJMI I FUNDIT: Gjendet një trup i pajetë në lumin Llapushnica të Gjilanit

Është gjetur një trup i pajetë tek lumi Llapushnica i Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Burime brenda Policisë së regjionit të Gjilanit, kanë thënë për Mediafokus.info se trupi i pajetë është gjetur afër vendit të ashtuquajtur “Shpella e Arushës”, përskaj lumit Llapushnica.

Kjo pjesë kufizohet me fshatrat, Llovcë, Burincë dhe Muqibabë.

Trupi i pajetë është i dëmtuar dhe Njësiti policor, i cili gjendet në vendin e ngjarjes, nuk ka arritur ta identifikojë akoma.

Mediafokus.info do t’ju njoftojë në kohë reale rreth këtij rasti. /Mediafokus.info/