LAJMI I FUNDIT: Hashim Thaçi anulon vizitën në Washington

Presidenti Hashim Thaçi e ka anuluar takimin në Shtëpinë e Bardhë që ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga Zyra e Presidentit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Thaçit tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Pas ndërprerjes së udhëtimit për në Washington, i pari i vendit pritet që nesër të kthehet në Kosovë.

Të shtunën e 27 qershorit është paraprarë që të mbahet një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të rifillojë dialogu mes të dyja vendeve.

Me herët ishte raportuar se Thaçi ishte nisur tashmë për Washington.