Në Kosovë nuk ka Coronavirus

Në Kosovë nuk ka coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente të kthyera nga Italia, janë hospitalizuar në Klinikën Infektive, SHSKUK.

Testi ka rezultuar negativ. Në Kosovë nuk kanë Coronavirus.

Pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë.

Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ka njoftuar IKShP./MediaFokus/