Lehtësimi i lëvizjes, nuk nënkupton mosrespektimin të distancës fizike dhe heqje të maskave

Instituiti i Shëndetit Publik u ka tërhequr vërejtjen qytetarëve që të respektojnë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike, sepse lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton heqje të masave parandaluese.

“Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Ju lutemi të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në reagimin e IKSHP./mediafokus.info