Lëreni more Shqipërinë rehat me hallet e saj!

Izmi Zeka

Të flet shoqëria civile, intelektualët apo dikush i pavarur për Shqipërinë dhe problemet atje, do të kishte ndoshta kuptim.

Por një qeveri e Kosovës, përmes zv. kryeministrit Haki Abazi të drejtojë akuza të cilat mund të jenë gjithçka por vetëm morale shtetërore jo.

Të përzihemi në jetën institucionale të Shqipërisë, vërtet praqet non sens.

Për çfarë ju hyn në punë gjithë kjo orvatje, tendencë etj për t’u marrë me problemet atje. Ka kush kujdeset për Teatrin e Tiranës.

Merruni more me Kosovën. Punoni e lëreni politikat megalomane.

Është për dhimbje kur i sheh këta pinjollë të komunizmit duke u përpëlitur në minutat e fundit të qeverisjes që edhe raportet me shtetin shqiptar duan t’i acarojnë deri në përshkallëzim.

(Autori është anëtar i KD të PDK)