Lexojeni sepse ky ‘mësim’ ju shpëton jetën

Qytetari Bekim Bajrami ka shërndarë një ‘mësim’ që e ka vlerën e jetës. Mesazhi ka të bëjë me vozitjen e shpejtë, ku ne ngutemi për t`i zënë disa minuta dhe rrezikojmë ta humbin krejt jetën.

Ky është mësimi:

Kur e vozitni veturen tuaj me shpejtësi 160 km/h, në vënd të 120 km/h, ju keni kursyer vetëm 12 minuta‼️

Kur e vozitni veturen tuaj me shpejtësi 180 km/h, në vënd të 120 km/h, ju keni kursyer vetëm 16 minuta‼️

Kur e vozitni veturen tuaj me shpejtësi 200 km/h, në vënd të 120 km/h, ju keni kursyer vetëm 20 minuta‼️

Shumica përfundojnë tragjikisht në komunikacion për arsye të shpejtësisë dhe shumica prej tyrë janë të bindur se nuk do të ndodhë asgjë.

Por: 

A po e shitni veten tuaj, familjen tuaj, fëmijët tuaj, të afërmit tuaj, shokët tuaj, vëtëm për t`i kursyer 12, 16, 18, 20 minuta?

Apo, nese Zoti të jep jetë dhe të shpëton prej vdekjes, mund ta kalosh gjithë jetën tënde me pasoja, ose paralizim të trupit, vizitë të vazhdueshme te doktorët, operacione, trishtim, merzi, dhimbje, ose, ose, ose..!!.

Allahu thotë: Dhe mos e hedhni veten tuaj në shkatërrim.

Shpërndaje këtë këshillë tek të tjerët, ndoshta dikujt i bënë dobi.