Licencohen edhe pesë laboratore private për testet e COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka licencuar edhe pesë laboratore private për të kryer shërbime testimi për COVID-19, përkatësisht për të kryer teste molekulare (RT-PCR) dhe teste serologjike.

Listën e radhës të laboratorëve Ministria e Shëndetësisë e bëri të ditur pas shqyrtimit që iu është bërë aplikacioneve nga Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private.

Duhet përkujtuar që numër i madh i laboratorëve janë lejuar që të kryejnë testimet për COVID-19, por jo të gjitha janë aktivizuar.