Licencohen për të kryer teste molekulare dhe serologjike edhe 10 institucione private në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me 10 institucione tjera private shëndetësore, të cilat janë licencuar ndërkohë për të kryer testime molekulare dhe serologjike për SARS-Cov 2. 

Filimisht ishin licencuar 29 institucione të tilla nga 34 aplikacione sa ishin shqyrtuar, prej 100 aplikacioneve.

Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi kishte konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore ka  vijuar me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera tani ka vendosur t`i licencojë edhe 10 institucione të tjera, të cilave u është lejuar kryerja e testeve për SARS-Cov-2, ku përfshihet edhe komuna e Gjilanit, e cila herën e parë nuk kishte asnjë labortaor të licencuar për këto nevoja./mediafokus.info