Lidhjet e Amerikës me Kosovën nuk janë alenacë e përkohshme

Myzejene Selmani

Vizita e delegacionit amerikan në Kosovë, që pason marrëveshjen në Washington, tregon se Lidhjet e Amerikës me Kosovën nuk janë alenacë e përkohshme.

Kjo tregon se Amerika nuk e ka braktisur Kosovën dhe as nuk do ta bëjë këtë ndonjëherë, sepse miqësia jonë shkon përtej interesave të politikës ditore.

Presidenti Trump i dha një shtytje të fuqishme çështjes së Kosovës, më marrëveshjen e fundit përmes një qasje ekonomike, pasi që procesi kishte stagnuar për një kohë të gjatë dhe rrezikonte të degradonte vazhdimisht.

Aspekti ekonomik nuk është faktor i dorës së dytë në çështjen e Kosovës, sepse pa zhvillim dhe ekonomi të zhvilluar, nuk ka as shtet stabil.

Kosova duhet të jetë mirënjohëse ndaj presidentit Trump dhe Amerikës, përjetësisht, sepse ajo mbetet e lidhur ngushtë me ne, pavarësisht kush vjen e kush shkon prej administratës së SHBA-ve.

Presidenti Trump është po aq i rëndësishëm për Kosovën sa edhe presidentët Clinton e Bush, ndërsa Grenell po aq sa Holbruk e të tjerët.

Faleminderit president Trump, faleminderit SHBA.