Liga Arabe kundërshton vendimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka dënuar sot vendimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Jerusalem të Izraelit.

Sipas tij, vendimet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me këtë gjë, janë të pavlefshme.

Në një deklaratë të dhënë sot, Gheit tha se ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, vendet janë të ndaluara të vendosin ambasada në Jerusalem pasi ky vend cilësohet si i okupuar./literal/