Limaj i merr këto dy ministri në qeverinë e Hotit

Sot është nënshkruar marrëveshja e koalicionit ndërmejt LDK-së dhe Nismës.

Sipas marrëveshjes, Nismës i takojnë dy ministri: Ministra e Punëves dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Nismës do t’i takojë edhe posti i zëvendëskryeministrit, derisa zëvendësministrat do të ndahen në mënyrë proporcionale, bazuar në peshën politike të subjekteve.

Dy partitë janë dakorduar që emërimi dhe zëvendësimi i ministrave, zëvendësministrave dhe zyrtarëve tjerë, bëhet vetëm me propozimin e kreut të partisë, në këtë rast të Limajt.

Aty theksohet se shkarkimi i tyre mund të bëhet vetëm pas dakordimit të kryetarëve të partisë në konsultim me kryeministrin./mediafokus.info