Liria rikujton rrugëtimin e saj politik

Deputetja Lirie Kajtazi ka postuar një foto të vitit 1998, ku ajo shihet duke e udhëhequr një takim të Forumit të Rinisë të LDK-së, që asokohe mbaheshin kryesisht në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame, e cila kishte liruar një pjesë të hapësirave të saj për aktivitete politike.

Në postimin e saj Liria ka shkruar:  Takim me strukturat e FR dhe të LDK në vitin 1998.

Pjesëmarrës në takim, siç shihet në foto, janë edhe disa anëtarë të kryesisë së degës së LDK-së.

Në fotografinë e Afrim Kqikut (Foto Fari) shihen: Lirie Kajtazi, Linda Kallaba, Sabri Kajtazi, Arben Mehmeti, Fatushe Haliti, Shkëlzen Bajrami, Fatmir Rexhepi, Hanumshahe Abdullahu, Sabit Rrustemi, Halil Bllaca, Xhemajl Hyseni…(identifikimi nuk është i plotë dhe mund të mos jetë i saktë)

Sidoqoftë, përmes fotos, Liria ka rikthyer një kujtim nga e kaluara, bashkë me disa prej personazheve të periudhës së okupimit. Mediafoksu/