Lirim Mema i bashkohet Dritës

KF Drita është përforcuar me një lojtar të spikatur, i cili ka luajtur për U-21 dhe nëpër klube jashtë vendit.

Drejtuesit e klubit të futbollit Drita kanë bërë edhe një lëvizje që ka qenë e nevojshme, duke sjellë një lojtar të ri, për të shtuar konkurrencën në klub, thuhet në një njoftim nga klubi.

Lirim Mema, mbrojtës i krahut të djathtë është forca shtesë që drejtuesit e klubit e kanë sjellë në ditën e fundit të afatit kalimtar, por që për shkak të procedurave të dokumentacionit, nuk është bërë publike.

Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohura, si Eintracht Braunschweig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjesëtar i rregullt i kombëtares U-21 të Kosovës.

Mema me klubin e Dritës ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2022./Mediafokus