Lirohet ish-Gjenerali i FSK-së që u ndalua nga autoritetet turke

Ish-Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar nga autoritetet turke, pasi ishte ndaluar në aeroportin e Antaliasë, sipas kërkesës së Serbisë, të dorëzuar te Interpoli.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka thënë se shpreson që të mos përsëriten raste të tilla, derisa ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi, që kanë ndihmuar në lirimin e Ilazit.

“Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati.