Lirohet pas 5 muajsh Ronaldinho, u akuzua se mbante pasaportë fallso

Ish-super ylli botëror i futbollit, Ronaldinho, u lirua nga arresti shtëpiak në Paraguai, pas 5 muajve që u ndalua, nën akuzën se mbante pasaportë fallso, transmeton Mediafokus.info.

Bashkë me vëllain e tij, qëndruan një muaj prapa grilave dhe katër muaj në arrest shtëpiak.

Por, arrestin shtëpiak e kryen në një hotel lukzos në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion.

Tani Ronaldinho dhe vëllai i tij janë të lirë por duhet të paguajnë një shumë prej 200 mijë dollarësh./Mediafokus.info/