Lokalet janë hapur, por sa persona lejohen brenda tyre?

Në bazë të masave të reja lehtësuese ndaj koronavirusit, prej dje në Kosovë janë hapur lokalet, por me kushte specifike.

Brenda lokalit lejohet një klient në çdo 8 metra katrorë.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

Disa lokale tashmë kanë rifilluar punën sipas këtyre masave. Në qendrat e mëdha tregtare, lokalet shërbejnë në stilin “merr e shko”.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku varësisht prej lakores së epidemisë, pritet të lirohen akoma masat, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës./mediafokus.info