Luta e provon pak punën e mësuesit

Nënkryetari i LDK’së që është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, njihet si politikani që me veprimet e tij bëhet lajm i mediave.

Haziri sot e ka provuar pak se si është të jesh mësues.

Me ditar në dorë, teksa ua shikonte notat, i përgëzonte nxënësit shembullor, derisa i rekomandonte ata që nuk i kishin punët bash mirë që të mësojnë më shumë.

“Jepi zor edhe pak edhe e arrin suksesin shembullor”, i tha njërit nga nxënësit e shkollës fillore “Vesel Muja”, te Mihirt e Bresalcit, transmeton Mediafokus.info.

Këtë rast, Haziri e shfrytëzoi derisa ia kumtoi udhëheqjes së shkollës se ka nënshkruar kontratë për t’ua hequr koftorët klasik, ku pritet që të instalohet sistemi i nxemjes qendrore.

Haziri me profesion është biolog, por me punë politolog./MediaFokus/