Luta mbron mikun: Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat në trup

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbrotje nënkryetarit tjetër të kësaj partie dhe mikut të tij, Agim Veliu.

Ai ka shkruar se Agimin nuk kanë mundur ta ndalin as plumbat një trup.

Ja statusi i tij i plotë:

Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër…

Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…

Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta e çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.

Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!