Lutfi Haziri: Dikush duhet të jap përgjegjësi për rastin e Agonit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për tragjedinë  që  ndodhi ditë më  parë, kur Agon Musliu nga Livoҫi i Epërm i kësaj komune, vdiq pasi kërceu nga kati i katërt nga Qendra e Studentëve, në  Prishtinë.

“Definitivisht, dikush duhet të  jap përgjegjë si për këtë  rast dhe pista e hetimit duhet të jetë që nga zbritja në  aeroporin Adem Jashari, e deri te vendosja në karantinë ”, ka thënë  Haziri për T7, transmeton Mediafokus.info.

Haziri ka njoftuar se një orë para aktit të vetëvrasjes së Agon Musliut, Qendra Operative Emergjente e Gjilanit i ka dërguar një  kërkesë  urgjente Qendrës Emergjente të  Ministrisë  së  Punëve të Brendshme, duke kërkuar që ta trajtojnë  rastin e tij, duke ia dërguar psikiatrin.

Vdekja e Agonit ka tronditur opinion kosovar. Madje, është  kërkuar dorëheqja e ministrit Arben Vitia dhe e u.d. ministrit të  Punëve të  Brendshme dhe Adminisratës Publike, Xhelal Svecla./Mediafokus.info/