Lutfi Haziri heq dilemat: Jashtë LDK-së s’mund të më shoh askush

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar se do të largohet nga kjo parti, raporton Mediafokus.info.

“Jashtë LDK nuk mund të më shoh askush, nuk mund ta shoh as vetën. Nuk të beson askush nëse konvertohesh politikisht…”, ka thënë Haziri për Kanal 10.

Haziri e ka vlerësuar të ‘dhimbshëm’ largimin e Osmanit nga LDK.

“Unë vazhdoj ta konsideroj në krye të Kuvendit, pasi që ajo nuk është pozitë e falur por e fituar përmes zgjedhjeve, pra nuk kemi pasë mundësi të marrim postin e kryeministrit pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka pasë një deputet më shumë, kështu që na ka takuar posti i kreut të Kuvendit”, ka thënë Haziri.

“Prej LDK pas luftës kanë dalë 12 subjekte politike. Kanë autoritete të larta politike e institucionale, si bie fjala Hydajet Hyseni, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Milazim Krasniqi, Fadil Hysa e më vonë Nexhat Daci. Me këtë të fundit është dëmtu LDK për 15 për qind”, ka shtuar ai./Mediafokus.info/