Lutfi Haziri jep mesazhin e fuqishëm për shqiptarët e Kosovës Lindore, kërkon që të dalin masivisht në zgjedhje

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka porositur të gjithë shqiptarët e Kosovës Lindore që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e nesërme, raporton Mediafokus.info.

Përmes profilit të tij në Favbook, numri dy i LDK’së ka thënë se bashkimi i shqiptarëve atje, garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm

“Edhe mosbesuesit e skeptikët nga Kosova Lindore duhet të votojnë për të zgjedhur më të mirët e tyre. Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan”, ka shkruar Haziri.

Ja statusi i plotë i Lutfi Hazirit:

Shqiptarët e Kosovës Lindore po kalojnë momente të rëndësishme në historinë e tyre. Shumica e partive politike dhe e liderëve u bashkuan në një listë të përbashkët, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre nesër.

Përfaqësimi sa më i madh edhe më i dinjitetshëm, e detyron edhe Republikën e Kosovës që të dëgjohet zëri i tyre në momente historike kur pritet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Edhe mosbesuesit e skeptikët nga Kosova Lindore duhet të votojnë për të zgjedhur më të mirët e tyre. Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan.

Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit.

Mos iu besoni atye që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë.

Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar!