Lutfi Haziri: Kujdes, virusi të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar për kujdes, pasi sipas tij, virusi të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, tha ai.

Haziri tha se në Gjilan gjithsej të rezultuar pozitivë janë 576, të shëruar 372, raste aktive janë 183, të hospitalizuar 41, të vdekur 21 pacientë, derisa mostra në pritje janë 42./mediafokus.info/