Lutfi Haziri jep mesazhin e Kurban Bajramit në stilin e predikuesit fetar

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një video mesazhi urimi për festënë Kurban Bajramit, ka bërë thirrje që të festohet me zemër e pa vizita në familje, raporton Mediafokus.info.

Por, ajo që bie në sy është se Haziri ka folur në stilin e një predikuesi fetar, teksa ka përmendur porosinë e profetit Muhamed për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

“Të dashur besimtarë myslimanë. Këtë Kurban Bajram do ta festojmë në kohë pandemie dhe ju lutem që të sakrifikoni pak. Festoni me zemer e uroni me zemër. Pa përqafime, pa vizita në familje të gjerë, te miqtë e farefisi”.

“Edhe vet profeti Muhamed në raste të tilla ka porositur se nëse gjendeni në një vend ku ka infeksion dhe sëmundje, mos dil nga ai vend dhe nëse jeni jashtë atij vendi, mos hyni brenda. Porosia e tij ka qenë që të mos lejohet të bartet infeksioni dhe të mos shkaktohet dhimbje tek të tjerët”, ka thënë Haziri, në mesazhin që e ka publikur në porfilin e tij në Facebook.

“Festa e sakrificës së Kurban Bajramit, le të jetë e fundit që festohet në kohë pandemie. Ruaje vetën, familjen, lagjen, fshatin e qytetin tënd. Gëzuar festa e Kurban Bajramit. Festo me ZEMËR!”, ka uruar kreu i Gjilanit.

Artikulimin në këtë formë, do t’ia kishin lakmi shumë hoxhallarë. /Mediafokus.info/

Ndiqeni mesazhin e tij:

Të dashur besimtarë myslimanë. Këtë Kurban Bajram do ta festojmë në kohë pandemie dhe ju lutem që të sakrifikoni pak. Festoni me zemer e uroni me zemër. Pa përqafime, pa vizita në familje të gjerë, te miqtë e farefisi. Edhe vet profeti Muhamed në raste të tilla ka porositur se nëse gjendeni në një vend ku ka infeksion dhe sëmundje, mos dil nga ai vend dhe nëse jeni jashtë atij vendi, mos hyni brenda. Porosia e tij ka qenë që të mos lejohet të bartet infeksioni dhe të mos shkaktohet dhimbje tek të tjerët. Festa e sakrificës së Kurban Bajramit, le të jetë e fundit që festohet në kohë pandemie. Ruaje vetën, familjen, lagjen, fshatin e qytetin tënd. Gëzuar festa e Kurban Bajramit. Festo me ZEMËR!

Posted by Lutfi Haziri on Thursday, 30 July 2020