Lutfi Haziri: Presidenti kalon nëpër zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, po insiston se zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e kësaj partie, transmeton Mediafokus.info.

Në këtë mënyrë, numri dy i LDK-së i është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur haptaz ambiciet për pozitën e të parit të shtetit.

“Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/