Lutfi Haziri reagon pas shtyrjes së mësimit: Hajt se kështu është te ne!

Pas lajmit për shtyrjen e fillimit të mësimit në shkolla deri më 14 shtator, ka reaguar kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton Mediafokus.info.

Në një prononcim për Mediafokus.info, kreu i Gjilanit ka thënë se shtyrja edhe për dy javë e fillimit të mësimit është bërë pa arsye.

“Po, qe 165 ditë është shtyrë mësimi…Edhe dy javë pa arsye, por hajt se kështu është te ne!”, ka thënë Haziri për Mediafokus.info.

Por, Haziri  po e sheh një lajm të mirë në vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Lajm i mirë që nuk është shtyrë testi i maturës. Jemi gati”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, lajmin për shtyrjen e fillimit të mësimit në shkolla për 14 shtator e ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të SBASHK-ut, IKSHPK-së dhe të MSH-së./Mediafokus.info/