Lutfi Haziri: Shumë projekte Për Ty Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar projekte të rëndësishme për këtë komunë me ministrin e MIA, Lumir Abdixhiku, transmeton Mediafokus.info.

“Ndërkohë, sot nënshkruam investimet për Gjilanin me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, me fokus shtratin e lumit Mirusha, zonat e gjelbruara si dhe rregullimi i sheshit të qytetit. Çasje të barabartë për të gjithë. Më shumë hapësirë për të gjithë. Më shumë rrugë e drunj. Edhe shumë projekte tjera kapitale të buxhetura janë në fillim të zbatimit. Për Ty #Gjilan!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka njoftuar, po ashtu, se janë 32 persona në vetizolim të cilët janë akoma aktiv me Covid-19 dhe nën mbikëqyrje të organeve të emrgjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.

“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infekcionit #Covid19”, ka shkruar ai. /Mediafokus.info/