Lutfi Haziri tregon sa raste aktive me COVID-19 ka Gjilani

Pas 20 rassteve të reja pozitive me COVID-19, ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, raporton Mediafokus.info.

Teksa ka apeluar qytetarët që të reagojnë me përgjegjshmëri të lartë kundër përhapjes së virusit, Haziri ka njoftuar se Gjilani ka 103 raste aktive me COVID-19.

“Në ditën e 220 të përballjes me #COVID19 në Gjilan u shënuan 20 raste të reja pozitive. Brenda 7 muajve, gjendja e përgjithshme është kjo: 1147 të infektuar, 990 të shëruar, 109 raste aktive, 48 të vdekur, 14 në hospitalizim dhe 103 mostra në pritje. Ju lutem shumë, të reagojmë me përgjegjshmërinë më të lartë kundër infeksionit. Përndryshe, virusi nuk të pyet kush je. Të bën për kujdes intenziv nëse nuk kujdesesh dhe mund të të marrë me vete!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/