Lutfi Haziri uron Krishtlindjet dhe kujton martirët e Karadakut

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar besimtarët katolikë. Në mesazhin e urimit thuhet:

“Në emër të institucioneve lokale uroj të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke  lutur Zotin që në familjet tona të mbretërojë paqja, gëzimi, lumturia e dashuria.

Është tejet e rëndësishme që të punojmë parreshtur për të mirën e përgjithshme dhe asnjëherë të mos i harrojmë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet shumë të çmuara të kësaj feste.

Me këtë rast, i kujtoj dhe përkulem për sakrificën e madhe të martirëve të Karadakut që rezistuan dhe u sakrifikuan për dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut.

Për shumë mot Krishtlindjet!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri, drejtuar besimtarëve katolikë.