Lutfi Haziri: Vendosjen e shtatores ia pata borxh, jo si kryetar, por si shok i idealit

Është inauguaruar të enjten shtatorja e kryengritësit të madh për lirinë e Shqiptarëve, Abdullah Tahiri, pikërisht në vendin ku është arrestuar, përballë kazermës së FSK’së, shkruan Mediafokus.info.

E inicuesi i realizimit të projektit të shtatores, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur plot emocione.

Përmes profilit të tij zyrtar, Haziri ka thënë se rikthimin në bronz ia pati borxh Abdullah Tahirit, jo si kryetar, por si shok i idealit.

“Prej sot, roje lirisë së Kosovës i bën edhe kryengritësi i madh për lirinë e shqiptarëve, Heroi i Kombit, Abdullah Tahiri. E rikthyem në bronz si fitimtar, në vendin ku u ndal. Ia kam pasë borxh, jo si kryetar, por si shok i idealit. Lavdi!”, ka shkruar Haziri.

Shtatorja u përurua në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të clirimit të Gjilanit. ./Mediafokus.info/