LVV e refuzon ofertën e Çunit

LVV e refuzoi ofertën e Anton Çunit, për shkak se siç tha, Rexhep Selimi, tashmë ish-ministri Agim Veliu u deklarua për këtë çështje dhe pohoi se mocioni nuk ka të bëjë vetëm me shkarkimin e tij, por se problemi është shumë më i thellë.

Veliu, po ashtu tha se Çuni nuk ishte i autorizuar nga LDK-ja ta bënte këtë ofertë

“Nëse e keni seriozisht këtë ofertë, atëherë votoni kundër mocionit”, tha Selimi.

Çuni e pranoi se ofertën e bëri në emër personal, por tha se nëse Kurti do ta pranonte atë, ai do të merrte përsipër të bisedonte me Mustafën dhe dedputetët e LDK-së, edhe do të gjunjëzohej para atyre nëse do të ishte nevoja, për ta tejkaluar këtë situatë, në interes të vendit./mediafokus.info