Madhështia politike karshi vogëlsisë ekzekutive!

Shkruan: Fitim Guda

Kush mbeti pa ardhur në Gjilan?!

Vizitat e shpeshta të ministrave, kryeministrit si dhe përfaqësusve të institucioneve tjera, janë treguesi më i mirë se Luta (Lutfi Haziri), me ndikimin e vet politik, është faktor determinues ne avansimin e proceseve të Gjilanit!

Vizitat e shpeshta, fjalët e mëdha miradie, nënshtrimi ndaj autoritetit të Lutës, janë treguesi më i mirë se ai është faktor shumë i rëndësishem në skenën politike!

Edhe njëherë po tregohet se emrat e mëdhenj janë ata që i përcaktojnë proceset. Kjo madhështi politike më së miri po shihet sidomos në konferencat për shtyp, ku disa herë po thuhen fjalë shumë të mëdha për punet e Kryetarit gjatë pandemise, si dhe qëndrimi mëse inferior i ministrave karshi madhështisë politike të Lutës!

Deklarimet e ish ministrit Vitia se çdo projekt që po lansohet, Gjilani është vetëm në fazën e implemetimit, ose deklarimi i ish-ministres Bajrami se Gjilani duhet te meret si model për krejt  Kosovën për mësimin online dhe se të tjerët duhet të mësojnë nga Gjilani, flet më së miri se sa është me rëndësi madhështia politike e liderit!

Edhe impianti i ujërave të zeza vie në Gjilan kryekëput fal angazhit të Lutës.

Të jesh produkt socio-politik i kohës, dhe t’i përcjellesh në mënyrë maestrale zhvillimet politike, po del të jete fundamentale në krijimin e mirëqenies së qytetarëve të një rajoni! /Mediafokus.info/

(Autori është asamblist i LDK’së në Kuvendin Komunal të Gjilanit)